Ndërlidhjet

ÇIKAGO


Mijëra myslimanë janë tubuar në takimin vjetor të Shoqatës Islamike të Amerikës Veriore , organizatorët e së cilës synojnë lidhje më të ngushta me besimet tjera për t'u përballur me evangjelistët të cilët fajsojnë Islamin të nxisë terrorizmin.
Në tubimin që mbahet në Çikago, organizatorët kanë ftuar liderë të moderuar e liberalë Protestantë që të flasin në sesionin e hapjes.
Pjesëmarrësit kanë planifikuar të shqyrtojnë një spektër çështjesh që shtrihen nga mbrojtja e Islamit e gjer te rritja e ndikimit të tyre politik në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG