Ndërlidhjet

ASHKELON/IZRAEL


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka deklaruar se Ashkeloni nuk do të bëhet ''qytet i vijës së frontit'' pas sulmit të fundit raketor kundër atij qyteti nga militantë palestinezë, por nuk tha se çfar masash planifikon nëse ndodhin sulme të tjera.
Sharon i ka bërë këto komente para nxënësve të atij qyteti, pasi Hamasi gjatë kësaj jave shkrepi kundër Ashkelonit një raketë palestineze të quajtur Qasam nga Brezi i Gazës.
Ndërkohë Izareli ka mobilizuar 12 mijë policë dhe 5000 vullnetarë për të garantuar sigurinë e nxënësve me rastin e fillimit të vitit shkollor.
XS
SM
MD
LG