Ndërlidhjet

TEHERAN


Gjatë vizitës së djeshme në Teheran, zyrtarët e Iranit kanë kanë kërkuar nga shefi i politikës së Jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana që BE-ja të ndihmojë për qetësimin e debatit lidhur me programin bërthamor iranian, për të cilin thonë se ka vetëm qëllime paqësore, dhe të parandalojë politizimin e tij.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se synon të zhvillojë armë bërthamore, kurse zyrtarë amerikanë kanë thënë se Uashingtoni dëshiron që kjo çështje të nxirret para Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG