Ndërlidhjet

TEL AVIV


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Silvan Shalom thotë se ''Irani po i afrohet shumë shpejtë asaj pike të përpjekjeve të tij për të futur në dorë kapacitete atomike, nga e cila nuk ka më kthim''.
Pas takimit me shefin e politikës së Jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana në Tel Aviv, ministri Shalom ka thënë se ''është urgjente që bashkësia ndërkombëtare të veprojë për ta bërë të sigurtë që ky skenar i llahtarshëm të parandalohet''.
Solana, i cili ishte për vizitë në Teheran i kishte bërë thirrje Iranit të dakordohet me inspektime të befasishme nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore për të dëshmuar se nuk ka programe të fshehta për zhvillimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG