Ndërlidhjet

BEOGRAD


Dërgimi i ushtarëve të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë përkundër akteve dhe vendimeve ndërkombëtare, do të thoshte luftë me tërë botën dhe kjo do të ishte tragjedi, ka thënë ministri i mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi Boris Tadiq.
"Me forcat tona të sigurisë nuk mund të mbrojmë popullatën serbe, sepse kjo mundësi nuk lejohet.
Kjo përgjegjësi i përket KFOR-it dhe policisë së Kombeve të Bashkuara", ka thënë Tadiq

.
Politikanët, partitë dhe organizatat tjera që kërkojnë dërgimin e ushtarëve në Kosovë pa kurrfarë vendimi të bashkësisë ndërkombëtare, Tadiq i ka porositur të shkojnë në Kosovë vetë, me familjet e tyre.
XS
SM
MD
LG