Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Një person është vrarë dhe rreth 20 janë plagosur kur një helikopter izraelit ka shkrepur raketa në Qytetin e Gazës.
Sulmi ishte i gjashti i këtij lloji nga forcat izraelite në Rripin e Gazës gjatë dy javëve të shkuara, dhe ndodhi disa orë pasi kryeministri Ariel Sharon i tha kabinetit të tij se Izraeli do t'i vazhdojë sulmet kundër militantëve të dyshuar palestinezë.
Sot në kuadër të turneut në rajon, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana, në takimin me Sharonin pritet të kërkojë mbështetje për planin ndërkombëtar të paqes.
XS
SM
MD
LG