Ndërlidhjet

SHKUP


Grupi që e quan veten Armata Kombëtare Shqiptare sot i ka dhënë ultimatum 24 orësh qeverisë së Maqedonisë, që t'i tërheqë forcat policore dhe ushtarake të vendosura rreth fshatit Vaksincë të Kumanovës, ose në të kundërtën do të përballet me armiqësi.
Në deklaratën e AKSH-së, të publikuar në Website-in e saj, thuhet se ultimatumi fillon sot pasdite.
Në të thuhet se nëse ushtria e Maqedonisë nuk tërhiqet, AKSH-ja do ta "detyrojë" atë ta lëshojë rajonin.
Ndërkohë qindra shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar nga fshati nga frika e përleshjeve të mundshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe grupeve tjera të armatosura.
XS
SM
MD
LG