Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova sot e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Cërnicë të Gjilanit, ku e humbi jetën Miomir Saviq dhe u plagosën edhe 3 të tjerë.
"Këto shpërthime janë të drejtuara kundër qytetarëve të Kosovës dhe e prishin imazhin e vendit tonë", ka thënë Rugova, duke kërkuar nga organet e ndjekjes që sa më shpejt t'i zbulojnë autorët e këtij akti kriminal dhe t'i nxjerrin para drejtësisë.
Rugova i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, kurse të lënduarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë.
XS
SM
MD
LG