Ndërlidhjet

R.HOTI:"BEOGRADI NUK E DËSHIRON DIALOGUN"


Rexhep HOTI, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës


RADIO EVROPA E LIRË
Z. Hoti, së shpejti në Vushtrri pritet të fillojë një program pesëditor trajnimi për bisedimet eventuale për çështje praktike midis Prishtinës e Beogradit. Kush e organizon dhe kush e realizon këtë program?

REXHEP HOTI
Është një program i cili është organizuar nga OSBE-ja, do ta udhëheqë Instituti i Paqes për Ballkanin. Në këtë trajinim do të marrin pjesë figurat e njohura dhe do të ketë dy nivelet, atë të stafit civil dhe nivelin politik, duke përfshirë edhe ministrat. Do të jetë përafërsisht një përgatitje një javore dhe është fillim i një përvoje të re në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se ky trajnim do të jetë me interes?

REXHEP HOTI
Po, unë besoj se është e nevojshme pak për institucionet e Kosovës, sado që në mënyra të ndryshme mund të interpretohet se ministrat në të vertetë s'kanë përse të trajnohen. Mirëpo, duke marr parasysh përvojen e vogël në këtë drejtim mendoj se ne kemi nevojë për ndihmë, e çfarëdo forme qoftë ajo.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur mendoni se mund të fillojnë bisedimet midis Prishtinës e Beogradit?

REXHEP HOTI
Kjo është një çështje mjaft hipotetike. Krejt ajo që mund të themi është se institucionet e Kosovës, pra pala kosovare është duke u përgatitur seriozisht për këtë çështje për të biseduar me Beogradin në nivel ndërshtetror. Mirëpo, duhet të themi gjithashtu se nivelet e fundit të zhvillimeve në Beograd janë duke shkuar në drejtim që po e rrezikojnë shumë këtë çështje dhe kemi përshtypjen pas asaj çka ofron Beogradi se ai nuk e dëshiron në të vertetë dialogun. Por, e dëshiron Kosovën gjithnjë si kartë për të bërë kapital politik për zgjedhjet e ardhshme.

RADIO EVROPA E LIRË
Për këtë doja të të pyesja. Si do të reflekohen pra zhvillimet e fundit në Beograd rreth dialogut të mundshëm.

REXHEP HOTI
Po, Beogradi tashmë ka dëshmuar se nuk ka hequr dorë nga politika e Millosheviqit. Ajo që dikur ishte në kohën e Millosheviqit ishte një diktaturë që kishte për ta pushtuar Kosovën, por atje kishte një krah të moderuar që kohë pas kohe gjente ndonjherë kohë dhe thoshte diçka tjetër. Ndërkaq, aktualisht në Beograd, në Serbi, kemi një politikë unike, e cila nuk e ka më as krahun e moderuar, të themi kushtimisht, që do të mendonte pak me ndryshe ose që do t'i shikonte gjerat apo proceset në mënyrën e ish-kryeministrit serb Gjingjiq, i cili kishte një guxim qytetar t'i thoshte gjërat.
Intervistoi: Hyrë Tejeci
XS
SM
MD
LG