Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë e ka injoruar ultimatum e djeshëm të grupit që quan veten Armata Kombëtare Shqiptare që t'i jap fund rrethimit të Vaksincës, duke thënë se trupat nuk do të tërhiqen derisa të kapin Avdil Jakupin e arratisur.
Zëdhënësi i qeverisë, Sasho Çolakovski ka thënë se ''nuk do të ketë negociata dhe as konsideratë për çfarëdo kërkese apo ultimatumi me të vetëquajturit komandantë kryengritës''.
Ndërokë AKSH thotë në veb-sajtin e saj se ka urdhëruar dy nga divizionet e saj të përgatiten për betejë dhe të marshojnë drejtë Maqedonisë veriore.
Zyrtarët ndërkombëtarë në Maqedoni po përpiqen të gjejnë zdhidhje të kësaj situate të nderë.
Deputetë shqiptarë nga ai rajon i Kumanovës janë dakorduar të shoqërojnë përfaqësuesit e OSBE-së për në Vaksincë që të negociojnë ndonjë përfundim të situatës.
XS
SM
MD
LG