Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë thotë se ''përfundoi faza e parë e operacionit'' të ndërmarrë në rajonet e Vaksincës dhe Likovës ''me sigurimin e vijave më të rëndësishme të komunikacionit dhe objekteve të infrastrukturës dhe izolimin e terroristëve''.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Marjan Gurovski ka thënë se ''grupi i personave të armatosur shqiptarë do të arrestohet dhe neutralizohet në fazën e dytë të operacionit'', por ka rrefuzuar të japë hollësi lidhur me fillimin e mundëshëm të aksionit.
Grupi i quajtur Armata Kombëtare Shqiptare i kishte dhënë dje një ultimatum 24 orësh qeverisë që të heqë rrethimin e atij rajoni afër Kumanovës të banuar kryesisht me shqiptarë, ndryshe do të ballafaqohej me pasojat, kurse sot AKSH tha se kishte urdhëruar dy divizione të saj të përgatiteshin për betejë dhe të marshonin në drejtim të Maqedonisë veriore.
Ndërkohë zyrtarë qeveritarë dhe ndërkobëtarë si dhe deputetë shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë qëndruan sot në ato rajone dhe biseduan me banorë të të atjeshëm duke u përpjekur të qetësojnë keqësimin e mëtejshëm të situatës.
XS
SM
MD
LG