Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministria e jashtëme e Serbisë dhe Malit të Zi i ka dorëzuar ambasadës së Shqipërisë në Beograd një notë protestuese lidhur me miratimin e deklaratës së Kuvendit të Shqipërisë me të cilën Parlamenti në Tiranë dënonte rezolutën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën.
Në komunikatën e ministrisë së Jashtëme serbo-malazeze thuhet se miratimi i asaj deklarate është ''përzierje e ashpër në punët e brendëshme të një vendi sovran'' dhe se përmbajtja e deklaratës ''nuk është në pajtim me dëshirën e çfaqur për zhvillimin e marrdhënjeve të mira fqinjësore dhe forcimin e stabilitetit në rajon ''.
XS
SM
MD
LG