Ndërlidhjet

HAGË


Ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq ka kërkuar nga gjykacit e Tribunalit të Hagës që të lirohet së paku dy vite për të përgatitur mbrojtjen e tij, pasi prokuroria të përfundojnë me paraqitjen e akt-akuzës nga fundi i vitit.
Kryetari i trupit gjykues, Richard May tha se kjo nuk mund të ndodhë, por se Millosheviqit i cili mbron veten, do t'i jepet numër i njejtë ditësh gjykimi dhe dëshmitarësh sikurse prokurorisë.
Trubunali i Kombeve të Bashkuara në Hagë gjykon Millosheviqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG