Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara e transferoi kontrolin e rajonit jugor të Irakut, përveç qytetit të Naxhafit, tek komanda polake, me një ceremoni që u mbajtë në qytetin e Babilonit.
Komandanti polak, gjenerali Andrzej Tyszkiewicz i ka quajtur anëtarët e forcës së tij shumëkombëshe ''ushtarë në luftën kundër terrorizmit''.
''Si pasojë e ngjarjeve të 11 Shtatorit ne jemi bërë ushtarë në luftën kundër terrorizmit. Vendet tona vendosën t'i bashkohen përpjekjeve për sigurimin e vlerave themelore njerëzore dhe solidaritetit në luftën për të drejtën e të jetuarit pa frigë'', ka thënë gjenerali polak.
Polakët do ti prijnë një forcë shumëkombësh prej afro 9.000 trupash nga 21 vende.
XS
SM
MD
LG