Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush e ka udhëzuar sekretarin e shteit, Colin Powell që të hapë negociatat në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë me të cilën do të ofrohej mbështetje më e gjërë ndërkombëtare për angazhimet amerikane në Irak.
Shtetet e Bashkuara-forcat e të cilave invaduan Irakun në Mars- kanë insistuar se ato mbesin autoritet lidhur me operacionet në Irak. Por javën e kaluar, nënsekretari amerikan i Shteteit, Richard Armitage tha se Shtetet e Bashkuara mund të ishin të disponuara që të pranojnë lidershipin e Kombeve të Bashkuara në Irak, nëse komandën e mban një gjeneral amerikan.
XS
SM
MD
LG