Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair sot ka thënë se situata në Irak është keqësuar gjatë javëve të fundit duke e quajtur ''serioze'', por sërish shfaqi besimin se lufta në Irak e prirë nga Shtetet e Bashkuara ishte gjëja e duhur që duhej bërë.
Blair ka thënë se vala e fundit e sulmeve në Irak ka qenë vepër e atyre që i quajti ''një numër i vogël'' lojalistësh të Saddamit dhe numrit në rritje të grupeve terroriste nga jashtë.
Blair ka theksuar se aktualisht 25 vende janë rreshtuar për të ofruar trupa në Irak.
XS
SM
MD
LG