Ndërlidhjet

BRUKSEL


Grupi Ndërkombtar i Krizave velerëson se ''Kosova kryesisht është ambienti ku bashkësia ndërkombëtare është pritur mirë'' por thotë se ''gjendja e mjerë ekonomike si edhe shtyrja nga ana e bashkësisë ndërkombëtare e zgjidhjes së stausit të saj '', janë shkaqe kryesore për gjendjen e vështirë atje.
Në një raport të publikuar në Bruksel, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vlerëson se shefi i UNMIK-ut ''Hari Holkeri domosdodo duhet të shtrojë çështjet tejet të ndijëshme dhe të rëndësishme-sikurse dialogu midis Beogradit e Prishtinës, kalimi i kompetencave tek pushteti vendor dhe të zbatojë strategjinë që ka përcaktuar UNMIK-u si parakusht për dorëzimin definitiv të pushtetit të tij''.
Grupi i rekomandon Holkerit se ndonëse UNMIK-u ''është forcë paqësore'', megjithate ''duhet të merret me aftësimin dhe zhvillimin e Kosovës, të pranojë kontributin e pushtetit vendor në çështjet ndërkomëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe raoprtet e UNMIK-ut që i paraqet Këshillit të Sigurimit dhe të punojë për ate që presidenti dhe kryeministri i Kosovës të ftohen në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit''.
XS
SM
MD
LG