Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët e Maqedonisë thanë se policia i ka tërhequr forcat nga disa fshatra në rajonet e Kumanovës të banuara me shqiptarë për të lehtësuar presionin ndaj civilëve, ku kishin dërmarrë një operacion për kapjen e Avdil Jakupit, të vetëquajturit komandant ''Çakalli'', dhe shokët e tij të dyshuar për rrëmbimin e një polici dhe një civili muajin e kaluar.
Në bisedat që kanë patur me zyrtarët e Maqedonisë, banorët e Vaksincës kanë thënë se ''personat e armatosur në fshat kanë qenë qytetarë të rëndomtë të cilët kishin drojë se diçka mund të ndodhte dhe kishin armatosur vetëveten, duke premtuar se do të çarmatosen.
Vetë Avdil Jakupi në një intervistë të sotme telefonike me televizion bullgar ka thënë se ''Maqedonia duhet të bëhet protektorat i Evropës dhe Shteteve të Bashkuara''.
XS
SM
MD
LG