Ndërlidhjet

PRAGË


Gjermania dhe Republika e Çekisë duhet t'i lënë dallimet pas vetes tha kancelari gjerman Gerhard Schroeder, pas pas takimit me presidentin çek Vaclav Klaus gjatë vizitës njëditëshe në Pragë.
"Jam këtu thjesht për ta bërë të qartë se Gjermania dhe Republika e Çekisë kanë çdo arsye për të parë përpara. Ndërkaq, çështjet që mund të shkaktojnë mosmarrëveshje, i takojnë së kaluarës", tha kancelari gjerman.
Të dyja vendet kanë patur mosmarrëveshje rreth historisë pas Luftës së Dytë Botërore: okupimin gjerman të Çekosllovakisë, dhe deportimin e rreth 3 milionë gjermanëve etnikë pas luftës.
XS
SM
MD
LG