Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Udhëheqësia palestineze i ka dënuar sulmet izraelite në Nablus, në të cilin u vra një lider i grupit militant palestinez Hamas, ndërkohë që Hamasi ka bërë thirrje për hakmarrje.
Nabil abu Rudeina, bashkëpunëtor i ngushtë i liderit palestinez Yasser Arafat, e cilësoi aksionin si "shkallëzim ushtarak të Izraelit", dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndaluar "agresionin izraelit".
Izraeli e ka intensifikuar gjahun ndaj militantëve të Hamasit pas sulmit vetëvrasës në Jerusalem që la 22 të vrarë.
XS
SM
MD
LG