Ndërlidhjet

RIVA DEL GARDA


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian sot i filluan bisedimet dy ditëshe joformale në Alpet e Italisë, në mesin e protestave anti globaliste.
Në krye të agjendës janë Iraku dhe gjendja në Lindjen e Mesme.
Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw u tha të tubuarve se e sheh të dobishme projekt rezolutën amerikane mbi Irakun, që qarkullon në Këshillin e Sigurimit.
"Dje kishte biseda konstruktive mes 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, kurse sot diskutuan 15 anëtarët e Bashkimit Evropian. Të gjithë e njohin forcimin e mëtejmë të rolit të Kombeve të Bashkuara, dhe bartjen e sovranitetit te irakienët", tha Straw.
XS
SM
MD
LG