Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka biseduar në Prishtinë me ambasadorin amerikan, William Walker, ish shef i OSBE-së në Kosovë, kurse temë e diskutimit ka qenë dialogu i ardhshëm për çështje teknike midis Prishtinës dhe Beogradit.
Nexhat Daci ka thënë se ''autoritetet vendore janë të gatshme për bisedime në çdo kohë dhe vend, porse pa ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të zhvillohet një dialog i suksesshëm''.
Ambasadori Walker ka thënë se misioni i tij në Kosovë është ndihma në përgatitjen e teknikave të punës për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG