Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka biseduar në Prishtinë me ambasadorin amerikan, William Walker, shef i dikurshëm i OSBE-së në Kosovë, kurse temë e diskutimit ka qenë dialogu i ardhshëm midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike.
Nexhat Daci ka thënë se ''autoritetet vendore janë të gatshme për bisedime në çdo kohë dhe vend, porse pa ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara nuk mund të zhvillohet një dialog i suksesshëm''.
Ambasadori William Walker ka thënë se misioni i tij në Kosovë është ndihma në përgatitjen e teknikave të punës për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
William Walker u takua edhe me dy liderë politik të shqiptarëve të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin.
XS
SM
MD
LG