Ndërlidhjet

UASHINGTON


Stejtdepartmenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, apo i shtuquajturi Kuartet për Lindjen e Mesme, kanë diskutuar lidhur me mbajtjen e afërt të një takimi për tu marrë me konfliktin izraelito-palestinez.
Zëdhënësi Richard Boucher i ka bërë këto komente në Uashington pas emërimit të kryeministrit të ri palestinez, Ahmed Qurei.
Vetë Qurei deklaroi në Ramallah se ai do të pranonte postin që ia besojë Yasser Arafati, pas dorëheqies së kyreministrit Mahmoud Abbas, vetëm me garancione mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara dhe evropianët dhe me zotime nga Izraeli se do të ndërpresë me vërsuljet ushtarake.
XS
SM
MD
LG