Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara mbështesin aksionet legjitime dhe me cak të Qeverisë së Maqedonisë për shkuljen e grupeve të armatosura të logoruara, të cilat synojnë të minojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, por i kanë bërë thirrje Shkupit që të mbrojë jetën dhe pronën e të gjithë civilëve.
''Ne mbështesim aksionet legjitime dhe me cak të qeverisë kundër grupeve të armatosura të logoruara që synojnë të minojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoni'', ka deklaruar zëdhënësi i Stejtdepartmentit, Richard Boucher në një deklaratë me shkrim. Zëdhënësi ka thënë se ''Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shohin që jeta dhe prona e të gjithë civilëve të jetë e mbrojtur me minimum force''. Zëdhënësi Richard Boucher ka thënë më tej se ''Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me qeverinë e Maqedonisë dhe me partitë e qeverisë të koalicionit në drejtim të këtij qëllimi'', duke shtuar se situata në veri të atij vendi ''duket se po i kthehet normalitetit'' pas ofenzivës së të dielës.
XS
SM
MD
LG