Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka përsëritur synimin e administratës së tij për rindërtimin dhe sjelljen e demokracisë në Irak, duke theksuar se sulmet kundër forcave amerikane nuk do të zbehin angazhimet për të vepruar në këte drejtim.
Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paull Wolfowitz ka thënë para komitetit përkatës të Senatit se në Irak nuk nevojiten trupa plotësuese amerikane, por më shumë trupa ndërkombëtare për të ndarë barrën e sigurimit të forcës stabilizuese.
Në Ankara, ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gul deklaroi se Turqia do të vendosë nga fundi i këtij muaji nëse të dërgojë ushtarë në Irak.
Në Bagdad, ushtruesi i detyrës së presidentit irakian gjatë këtij muaji, Ahmed Çalabi tha se Iraku do të përshëndeste forcën paqëruajtëse nga Turqia prej më se dhjetë mijë trupash, nëse vijnë me rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe vendosen mjaftë largë nga territori kurd.
Ndërkohë ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se në dy sulme të veçanta guerrilët irakianë plagosën pesë ushtarë amerikan.
XS
SM
MD
LG