Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq ka vizituar sot Beogradin, vizitë kjo e para e një udhëheqësi kroat pas pavarësimit nga Jugosllavia në vitin 1991. Mesiq u takua me presidentin e Serbisë e Malit të Zi Svetozar Maroviq. Me këtë rast, Svetozar Maroviq ka kërkuar falje për krimet e luftës në Kroaci."Dëshiroj të kërkoj falje për të gjithë të këqijat, që cilido qytetar i Serbisë dhe Malit të Zi i ka bërë kujdoqoftë në Kroaci", ka thënë Marovic. Ndërkaq, presidenti kroat, Mesiq ka pranuar këtë kërkim faljeje, duke shtuar se edhe ai u kërkon falje të gjithë atyre të cilëve qytetarët e Kroacisë kurdoqoftë i kanë shkaktuar dhembje apo dëme. Gjatë kësaj vizite, Mesiq do të përqendrohet më shumë në bisedimet për bashkëpunimin rajonal dhe gjasat për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
XS
SM
MD
LG