Ndërlidhjet

UASHINGTON


Edward Teller, i njohur si "babai i bombës hidrogjenike" ka vdekur dje në moshën 95-vjeçare në Kaliforni. I lindur në Hungari, Teller e studioi fizikën në Gjermani dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai bashkëpunoi ngushtë me shkencëtarët amerikanë në projektin "Manhattan", i cili i zhvilloi bombat atomike që u hodhën në Japoni në 1945.
XS
SM
MD
LG