Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka thënë se do të angazhohet për jetësimin e planit paqësor për Lindjen e Mesme dhe u ka bërë thirrje palestinezve që t’i luftojnë ekstremistët që vazhdojnë dhunën ndaj izraelitëve. "Unë ende besoj që të dy vendet, duke jetuar pranë njëri-tjetrit në paqe, do sjellin një vizion shpresëdhënës për të ardhmen në Lindjen e Mesme. Plani i paqes, duhet të zbatohet. Bëhet fjalë për një plan që tregon përfundimisht se a dëshirojnë apo jo, njerëzit, njerëzit paqedashës të jenë në këtë rrugë", ka thënë presidenti Bush.Bush i ka bërë këto komente sot, në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikun Sabah al-Ahmad al- Sabah.
XS
SM
MD
LG