Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve anembanë botës përkujtuan përvjetorin e dytë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit që morën jetën e afro 3.000 viktimave.
Në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u ndal në bulevardet e qytetit me bashëshorten Laura dhe foli për viktimat, heronjtë dhe bujarinë e treguar në çastet e sulmit.
''Ne përkujtojmë jetërat e humbura, përkujtojmë veprat heroike, pikëllimin, bujarinë e qytetarëve tanë në ate ditë të tmerrëshme'' ka thënë presidenti amerikan.
Në Nju Jork, tek vendi ku dikur qëndronin bineqët e shkatërruar të Qendrës Botërore të Tregëtisë, fëmijët lexuan emërat e viktimave, derisa farefisnia dhe zyrtarër qëndronin të heshtur.
Sekretari amerikan Mbrojtjes, Donald Rumsfeld mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në varrezat naciolane Arlington afër Ushingtonit.
Në Bruksel, 15 vendet anëtare të Bashkimit Evropian riafirmuan ''solidaritetin e ngushtë'' me Shtetet e Bashkuara siç, thuhet në deklaratë dhe vendet tjera të goditura nga terrorizmi.
XS
SM
MD
LG