Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu i ka dërguar një mesazh presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush në të cilin thotë se populli shqiptar ndanë me popullin amerikan ndjenjat e thella të respektit e dhembjes për ata qytetarë të pafajshëm që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Në mesazh thuhet se lufta globale kundër terrorizmit është luftë në emër të jetës njerëzore, paqës e zhvillimit.
Shqipëria e cila iu bashkua që nga fillimi Koalicionit të vullnetit të mirë kundër terrorizmit ndërkombëtar ndjehet krenare që ndodhet krah Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të mbrojtur botën e sotme nga murtaja e terrorizmit, thuhet në mesazhin e presidentit Alfred Moisiu.
XS
SM
MD
LG