Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq tha se kishte biseduar me komisionerin e jashtëm të Bashkimit Evropian, Kris Paten në Beograd edhe për bisedimet e ardhëshme Beograd- Prishtinë duke shtuar se autoritetet e Serbisë janë të gatshëm për ate dialog me pjesëmarrjen e shefit të UNMIK-ut, Hari Holkeri si mediator.
''Nuk do të bisedohet për statusin final të Kosovës, por për arritjen e standardeve, formimin e institucioneve, kthimin e refugjatëve, pagesat e pensioneve dhe çështje tjera'' ka thënë Zhivkoviq.
Kris Paten është angazhuar për fillim sa më të shpejtë të këtij dialogu dhe ka ofruar ndihmën e Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG