Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Ministrat e Jashtëm të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë caktuar një mbledhje ditën e shtunë në Gjenevë që t
ë diskutojnë projekt rezolutën e Shteteve të Bashkuara me të cilën Kombet e Bashkuara do të aprovonin një forcë shumëkombëshe në Irak nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
Nga Bagdadi u raportua ndërkohë se forcat e Shteteve të Bashkuara ishin angazhuar në një betejë të madhe në perëndim të Falluxhës.
Raportet ishin kontradiktore lidhur me viktima, por dëshmitarë thanë se luftimet vazhduan për më se tre orë, kur një automjet i trupave amerikane ishte prishur, kurse pesrona të maskuar kishin filluar të shtiejnë kundër ushtarëve amerikanë, derisa përpiqeshin t'a ndreqin.
Zyrtarët amerikanë nuk konfirmuan ndonjë luftim në ate rajon por thanë më herët se një granatë kishe qëlluar një hotel në Mosul, duke plagosur dy ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG