Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia ka arrestuar në Kosovë dy paqëruajtës nga Ukraina dhe dy shqiptarë nga Maqedonia të dyshuar për kontrabandimin e cigareve në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë së Kombeve të Bashkuara,Barry Fletcher ka thënë se paqëruajtësit ukrainas dhe dy civilët u arrestuan nga fillimi i javës derisa shkarkonin cigare në vlerë prej afro 200 mijë euro nga një kamion ushtarak ukrainas në jug të Prishtinës.
Zëdhënësi ka thënë se policia e Kombeve të Bashkuara dyshon se kamioni ushtarak ukrainas ishte përdorur për transportimin e ngarkesës me cigare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG