Ndërlidhjet

logo-print

KËSHILLI I SIGURIMIT DISKUTOI GJENDJEN NË KOSOVË


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në një takim të hapur ttë zhvilluar të premten pasdite, ka diskutuar gjendjen në Kosovë. Kjo është hera e dytë, në më pak se një muaj që sturkturat më të larta të Kombeve të Bashkuara trajtojnë zhvillimet në Kosovë.
Hedi Annabi, numri 2 i OKB-së, i ngarkuar për operacionet paqeruajtëse, bëri një paraqitje të gjendjes së sigurisë në Kosovë, të deklaratave të miratuara nga qeveria dhe parlamenti i Serbisë, duke nënvizuar se udhëheqësit e Kosovës kanë qenë tepër kritikë ndaj këtyre hapave dhe kanë theksuar synimet e veta për ndërtimin e një shteti të pavarur. Annabi ka përsëritur mbështetjen ndaj kryeadminsitratorit të ri, Hari Holkeri, dhe rreth politikës "standartet përpara statusit".
Annabi shprehu mbështetjen e plotë për synimet e zotit Holkeri në përcaktimin e modaliteteteve për fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. "Angazhimi i mëtejshëm i Këshillit të Sigurimit në Kosovë mbetet kyc për të ardhmen", ka theksuar në mbyllje të fjalës së tij numri dy i OKB-së Hedi Annabi.
Pas fjalës së mbajtur prej këtij të fundit është zhvilluar një diskutim i gjerë ku morrën pjesë një numër vendesh.
I pari e morri fjalën përfaqësuesi i Rusisë Genadi Gatillov, i cili e vlerësoi situatën në Kosovë si komplekse dhe vecanërisht shqetësuese sa i përket kthimit të pakicave.
Ai mbështeti dialogun e dretjpërdrejtë mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e kryeadminsitratorit Holkeri.
Ndërkaq James Cunningham, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara që e morri fjalën më pas, vlerësoi se për Kosovën themelore mbetet vendosja e shtetit ligjor. Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit mbështeti bisedimet e ardhshme teknike duke theksuar se ato do jenë bisedime në nivel ekspertësh për cështje me interes të përbashkët për të dyja palët. Njëherësh përfaqësuesi amerikan nënvizoi se deklaratat e njëanshme nga qeveritë fqinje ishin të pamatura dhe nuk ndihmojnë aspak.
Ndërsa përfaqësuesi i Gjermanisë, Guenter Pleuger, nënvizoi se vendi i tij ishte i dëshpëruar me deklaratën e parlamentit serb dhe faktin se pala serbe për të gjitha vështirësitë ia lë fajin shqiptarëve.
Edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Emyr Jones Parry vlerësoi rëndësinë e standarteve para statusit dhe theksoi se përpjekjet për të ndikuar në statusin përfundimtar të Kosovës nuk ndihmojnë zgjidhjen e problemit. Perri tha se forcimi i Shërbimit Policor të Kosovës është shumë i rëndësishëm.
Ndërkaq përfaqësuesi i Italisë, në emër të Bashkimit Evropian theksoi se BE—ja do të vazhdojë të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës si kusht themelor për përparim.
Ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë Agim Nesho, i cili morri pjesë në diskutim, tha se veprimet që shkojnë ndesh me qëndrueshmërinë e rajonit dhe nxisin konflikte janë të papranueshme për Shqipërinë. Ai ftoi Këshillin e Sigurimit që në debatet e ardhshme të jenë të pranishëm dhe udhëheqësit kosovarë.
Nesho vecoi se popujt nuk duhet të mendojnë me llogjikën e territoreve, por të respektojnë të drejtën për vetvendosje, liri dhe demokraci.

Përgatiti: Iliriana Bajo
XS
SM
MD
LG