Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia u vendos në gjendje alarmi dhe bllokoi rrugët në një pjesë të Beogradit, gjatë natës së shkuar, si pasojë e disa goditjeve me armë zjarri pranë ndërtesës së qeverisë. Incidenti, i cili nuk ka shkaktuar viktima apo të plagosur, ka ndodhur në të njëtën rrugë ku u vra gjatë muajit mars ish kryeministri serb Zoran Xhinxhiq. Deri tani nuk ka pasur arrestime lidhur me autorët e mundshëm, por policia ka shtuar praninë e saj.
XS
SM
MD
LG