Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i shtetit Colin Pawell ka biseduar sot në Bagdad me politikanët irakianë për të ardhmën e këtij vendi. Pas takimit me ministrin e përkohshëm të jashtëm të Irakut, Hoshyar Zebari, Pawell ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shikojnë mundësitë për hartimin e një kushtetute për Irakun, e cila do ta çonte Irakun drejt një vendi demokratik. "Qeveria do të funksionojë. Ne dëshirojmë që Iraku ta ketë një qeveri legjitime. Legjitimiteti do të arrihet me anë të një kushtetute e cila do të miratohej nga qytetarët, përmes zgjedhjeve ku ata do të mund t'i shprehin pikëpamjet e tyre", ka thënë Pawell.
XS
SM
MD
LG