Ndërlidhjet

HALABXHE – IRAK


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, po vazhdon vizitën e tij në Irak, ku sot ka qëndruar në qytetin e Kirkukut dhe Halabxhes në veri të vendit.
Në Halabxhe ka ndodhur masakra me armë kimike kundër popullsisë kurde në vitin 1988. Pauell vizitoi muzeumin dhe memorialin kushtuar 5 mijë kurdëve të mbytur në gaz nga regjimi i Sadam Huseinit.
Pauell takohet dhe me dy drejtuesit e kurdëve të Irakut Masud Barzani dhe Xhalal Talabani.
Pauell gjatë vizitës së tij i ka cilësuar trupat e koalicionit si "cliruesit e vendit" dhe se këto trupa nuk do të rrinë në Irak më shumë se është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG