Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ministri i jashtëm izraelit, Silvan Shalom, ka thënë gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Jerusalem se derisa Arafati të jetë i pranishëm në rajon nuk ka mundësi të ketë paqe me palestinezët.
Lidhur me vendimin e anëtarëve të qeverisë izraelite përgjegjës për cështjet e sigurisë, për të dëbuar Arafatin, Shalom tha:
"Natyrisht ne po llogarisim dhe ato se cfarë na thonë miqtë dhe aleatët tanë brenda bashkësisë ndërkombëtare. Është e qartë se nuk do të ketë aksione të menjëhershme."
Ndërkaq udhëheqësit palestinezë e kanë cilësuar kërcënimin e Izraelit për të dëbuar apo vrarë Arafatin si "gabim serioz".
XS
SM
MD
LG