Ndërlidhjet

HAGË


Armë dhe pasije ushtarake i janë dërguar në masë të madhe serbëve të Kroacisë dhe Bosnjës gjatë luftërave të viteve '90, përmes Shoqatës së Emigrantëve serbë.
Kështu deklaroi gjatë seancës së sotme të gjyqit të Sllobodan Millosheviqit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur.
Dëshmitari, një ish-zyrtar i lartë i shoqatës në fjalë, dëshmoi se si i kanë dërguar kamionët me armë në një numër qytetesh boshnjake e kroate, duke i fshehur si ndihma humanitare.
Vetëm në vitin 1992 nga kazermat e Bubanj Potokut, pranë Beogradit, ishin dërguar 1200 kamionë më armë dhe pasije ushtarake.
XS
SM
MD
LG