Ndërlidhjet

MOSUL, IRAK


Nga pasojat e një sulmi me granatë kundër ushtarëve të Shqipërisë në Irakun verior është plagosur së paku një ushtar shqiptar dhe 13 irakianë, ka thënë sot zëdhënësja e ushtrisë amerikane Tate Noble. Ajo ka thënë se sulmi kishte ndodhur dje pasdite jashtë ndërtesës së autoritetit lokal në qytetin e Mosulit. Siç ionformon mëtutje agjencia Reuters nuk dihen detaje të tjera të këtij incidenti. Thuhet se irakianët e plagosur, me gjasë, ishin kalimtarë rasti.
XS
SM
MD
LG