Ndërlidhjet

JERUSALEM


Këshilltari për siguri kombëtare palestineze, Jibril Rajoub u angazhua për një armëpushim të përgjithshëm ndërmjet Izraelit dhe autoritetit palestinez. Në një deklaratë të sotme në Radion izraelite, Jibril Rajoub tha se "ky armëpushim do të duhej të ishte reciporok". Një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Ariel Sharon ka thënë sot se "Izraeli nuk do të mashtrohet nga propozimi për armëpushim të pakufizuar nga pala palestineze".
XS
SM
MD
LG