Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të votojë rezolutën e propozuar nga vendet arabe, që i bën thirrje Izraelit ta garantojë sigurinë e Yasser Arafatit dhe të mos e deportojë liderin palestinez.
Ambasadori amerikan John Negroponte tha se nuk është i gatshëm ta mbështesë rezolutën, sepse ajo nuk e dënon terrorizmin e militantëve palestinezë.
"Nuk mund ta mbështesim rezolutën, e cila nuk e dënon fuqishëm terrorizmin, dhe grupet përgjegjëse për këto akte terroriste", tha Negroponte.
Ndërkaq ministria e Jashtme e Francës ka sinjalizuar se përfaqësuesi i saj do ta mbështeste një rezolutë të tillë.
XS
SM
MD
LG