Ndërlidhjet

TIRANË


Asnjë lloj force ushtarake serbe nuk do të kthehet në Kosovë, madje as formalisht pa lejen e Kombeve të Bashkuara, ka thënë komandanti i KFOR-it Fabio Mini, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Pandeli Majko.
Në takimin në Tiranë është diskutuar gjendja e sigurisë në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi, kurse është vlerësuar si e papranueshme ideja e ndarjes dhe kantonizimit të Kosovës.
Lidhur me statusin final të Kosovës, ministri shqiptar i Mbrojtjes ka thënë se duhet nxjerrë mësime nga shembujt precedentë të ngjashëm me Kosovën, për t'iu shmangur përsëritjes së gabimeve të së kaluarës.
XS
SM
MD
LG