Ndërlidhjet

KAJRO


Televizioni satelitor arab Al-Arabia ka transmetuar sot një audo-kasetë me një fjalim që thuhet të jetë i ish-presidentit irakian Sadam Hyseinit. Folësi ka kërkuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Iraku. Ai ka thënë se forcat e kolacionit në Irak, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po dobësohen ndërsa irakianëve u ka bërë thirrje që të intensifikojnë sulmet kundër amerikanëve. Zëri në kasetë thuhet se është incizuar kah mesi i shtatorit, por vërtetësia e kasetës nuk është verifikuar ende.
XS
SM
MD
LG