Ndërlidhjet

PENTAGONI DËSHIRON TËRHEQJEN E TRUPAVE NGA BALLKANI


Financial Times, LONDËR

Megjithqë numri i forcave të Shteteve të Bashkuara në dy operacionet e Natos në Ballkan është relativisht i vogël – në Bosnjë Hercegovinë gjenden 1500 ndërsa në Kosovë 2000 ushtarë – personat që kanë marrë pjesë në debatet e brendshme në Pentagon thonë se aramata ka këmbëngulë në lëvizje, pasi, siç argumentohet, "tash edhe gjërat e vogla ndihmojnë". Një ish zyrtar i lartë i Pentagonit ka thënë se "departamenti i mbrojtjes dëshiron tërheqje".

Megjithëse aramata kishte paraqitur argumente për tëreqje në të kaluarën, oficerët po kërkojnë përparim në këtë aspekt. Sipas një zyrtari të lartë të administrates së presidentit Bush, debati i tashëm kishte filluar si pjesë e një rishqyrtimi të tërësishëm të të gjitha angazhimeve të jashtme të Shteteve të Bashkuara. Kjo çështje ishte bërë urgjente atëherë kur ishte bërë e qartë se më se 100 mijë trupa amerikane do të mbesin në Irak për një kohë të pacaktuar.

Sipas zyrtarit të administratës së presidentit Bush, "Ballkani në esencë gjithnjë ka qenë më tepër një sfidë evropiane se sa amerikane". Ky zartar mëtutje ka thënë se "pjesa më e madhe e Evropës duket se është e gatshme dhe e vendosur për tu larguar nga Iraku, pasi konsiderohet se, para se gjithash, është sfidë amerikane". Ky zyrtar ka konkluduar se "me gjasë, kemi të bëjmë me një ndarje të qartë të punëve".

Zëdhënësi i Pentagonit ka refuzuar ti komentoj këto çështje. Por burimet kanë thënë se kundërshtimet nga disa persona civil të Pentagonit si dhe nga zyrtarët e Departamentit të shtetit, përqendrohen në ndikimet diplomatike të tërheqjes si dhe në çështjen se sa aleatët evropianë, veçanërisht francezët dhe gjermanët, mund ti marrin me sukses këto operacione.

Tërheqja e forcave të Shteteve të Bashkuara mund të jetë veçanërisht problematike në Kosovë ku liderët lokalë kanë insistuar se vetëm forcat amerikane mund të shërbejnë si arbitra neutralë.

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell disa herë e ka përsëritur se politika e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin është "ne shkuam atje së bashku me evropianët dhe së bashku do të tërhiqemi nga atje".

Për shkak të angazhimeve britanike në Irak, çdo operacion i udhëhequr nga Evropa do të duhej të mbështetej fuqishëm në Francën. Diplomatët evropianë thonë se Shtetet e Bashkuara, me gjasë, ende insistojnë që misionet të realizohen nëpërmjet të Natos, në mënyrë që të sigurohen se u mbetet një pjesë e kontrollit politik.
XS
SM
MD
LG