Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Gjenerali në pension Wesley Clark ka konfirmuar sot zyrtarisht se kandidohet për nominimin e Partisë Demokratike për presidencën e Shteteve të Bashkuara. "Mendoj se ky vend ka vështirësi të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë. Vendi ka nevojë për një udhëheqje të fuqishme dhe vizionare për të shkuar përpara. Kjo ishte ajo që më solli këtu", tha Klark, i cili është kandidati i 10-të i demokratëve për zgjedhjet persidenciale të 2004. 58-vjeçari Wesley Clark, nga shteti Arkansas, ishte komandant i forcave të NATO-s, dhe atyre u priu gjatë fushatës ajrore të aleancës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG