Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Natasha Miçiq, ka bërë të ditur se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 16 nëntor. Ndërkaq, dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Serbisë dhe G-17 Plus kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse sipas tyre zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të zgjidhin krizën politike, e cila është vazhdimisht në rritje. Zgjedhjet e tetorit dhe të dhjetorit të vitit të kaluar kishin dështuar, për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG