Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kreu i Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë, Teodor Meron, ka arritur sot në Beograd për të biseduar me zyrtarët më të lartë të Serbisë e Malit të Zi. Kjo vizitë është bërë për shkak se Tribunali vazhdon t'i kritikojë zyrtarët e Beogradit për mos dorëziomin e Ratko Mlladiqit, i cili akuzohet për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnjë . Kjo është vizita e parë e kreut të tribunalit të Hagës në Beograd, prej vitit 1993, kur kjo gjykatë kishte filluar hetimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG