Ndërlidhjet

logo-print

KLARK - GJENERAL I FAVORIZUAR I BILL DHE HILARI KLINTONIT


"FT"/"INDEPENDENT"/"CSM"/"WSJ"



Po të mos ekzistonte, Partia Demokratike do të duhej ta trillonte gjeneralin Ueslli Klark, shkruan e përditshmja britanike "Fajnëshell Tajms", për të shtuar se gjenerali që luftoi dhe u plagos në Vietnam dhe që udhëhqoi NATON në Kosovë është një kritik i luftës në Irak dhe përgjithësisht i politikës së jashtme të presidentit Bush.
Personaliteti i tij ka mbështetje në traditën dhe etikën ushtarake, pohon autori i shkrimit për ta përshkruar pastaj gjeneralin Klark si elegant, me pamje të këndshme, me pikpamje liberale, si studentin më të mirë të Uest Pointit, por ende pa fuqinë e personalitetit të Bill Klintonit.
"Fajnëshell Tajms" në vazhdim pohon se kundërshtarët e tij
do ta përkujtojnë gjeneralin për një çast të kokëfortësisë gjatë luftës në Kosovë – për çastin kur ai kishte kërkuar nga gjenerali britanik Majkëll Xhekson që të godiste forcat ruse që po hynin në Kosovë.
Përgjegja e Xheksonit ishte e shkurtër – nuk jam i gatshëm që për ju të filloi Luftën e Tretë Botërore.
"Fajnëshell Tajms" vë në pah se gjenerali Klark është një kandidat ideal i demokratëve, por mjerisht kandidatët ideal jo gjitheherë kanë fituar.
Me titullin "Kandidati i ëndrrave", e përditshmja tjetër britanike "Independent" shkruan se gjenerali Klark ka kredibilitet për të sfiduar presidentin Bush në të gjitha sferat ku ai supozohet të jetë i fortë. Autori i shkrimit vë në pah se në planin e politikës së brendshme gjenerali Klark duket të jetë i afër me pikpamjet e Klintonit, ndërkaq në planin ushtarak ai kishte zhvilluar konfliktin në Kosovë që mund të konsiderohet model i luftës moderne.
Me titulin "Gjenerali i favorizuar i Hillari Klintonit" e përditshmja amerikane "Uoll Strit Xhërnëll" shkruan se në prapavi të vendimit të Ueslli Klarkut për të paraqitur kandidaturën presidenciale qëndron establishmenti i Partisë Demokratike dhe veqanërisht Bill dhe Hillari Klinton.
Demokratët mendojnë se biografia e gjeneralit Klark do t'i ndihmoj kësaj partie të duket me kredibile në çështjet e sigurisë dhe në atmosferën e krijuar pas 11 shtatorit të vitit 2001.
Shumë prej liderëve demokart frikësohen nga fakti që kandidaturën presidenciale në rradhët e Partisë Demokratike mund ta fitoj liberali Din, që këtë parti do ta sillte para disfatës së sigurt në përballimin me presidentin Bush.
"Pas kandidimit të gjeneralit Klark, presidenti Bush më nuk ka asnjë arsye të veshet në uniformë luftarake gjatë fushatës", citon kjo gazetë kongresmenin Çarls Rangjell.
"Uoll Strit Xhërnëll" në vazhdim pohon se në rast të fitores, Ueslli Klark nuk do të ishte gjenerali i parë në Shtëpinë e Bardhë, sepse të tillë ishin edhe presidentët Ajzenhauer dhe Grant, por me një dallim – këta kishin bërë luftra më të mëdha se ajo e Klarkut në Kosovë.
Ndërkaq, e përditshmja tjetër amerikane "Krishqën Sajns Monitor", shkruan se kandidatura e gjeneralit Klark shton aftësitë e Partisë Demokratike për të kritikuar administratën e Bushit në çështjet e sigurisë nacionale. Autori i shkrimit pohon se gjenerali Klark rreth vetes në shtabin zgjedhor ka tubuar shumë veteran që në Shtëpinë e Bardhë ishin gjatë kohës së mandatit të Bill Klintonit. Rrjedhimisht, gara zgjedhore brenda rradhëve të Partisë Deomkratike është bërë shumë interesante dhe kjo është mirë për Amerikën, konkludon "Krishqën Sajns Monitor".



XS
SM
MD
LG